Ilir Zenku: Nuk është e vërtet se Bajdeni do ta kthejë Amerikën në komunizëm

Ilir Zenku, aktivist i komunitetit shqiptar në Çikago, në një lidhje direkte nga Çikagoja tha se situata është kryesisht e qetë. Ai si përkrahës i hapur i Bajdenit tha se nuk është është e vërtet se Bajden do ta kthejë Amerikën në komunizëm. Sipas tij kjo është një fushatë e tërë dizinformimi.

Situata në Çikago dhe Ilinois është e qetë, ku ka pasur si asnjëherë deri më tani votues të hershëm, ku kanë qenë më shumë se 100 milionë për shkak të gjendjes me pandeminë.

Nuk është e vërtet se Bajden do të na kthejë në komunizëm, janë debate të kota, ku fushata e dizinformatave ka ndikuar fuqishëm. Edhe pse shteti amerikan ka qenë shumë i përgatitur për ta përballur këtë fushata.

Bajdeni ka punuar gjithmonë me të dyja palët, edhe me demokratët edhe me republikanët, që kështu pritet që në administratën e tij të ketë edhe republikanë- tha Zenku.

 

LEXO EDHE:

Back to top button