Institucionet vazhdojnë thirrjet për vaksinim, mënyra e vetme për t’iu kthyer normalitetit

Ndonëse vaksinimi anti kovid bëhen në mënyrë vullnetare, disa prej tyre bëhen pishman dhe nuk shkojnë në terminin e caktuar. Ky fenomen ka shqetësuar autoritetet shëndetësore, duke bërë të ditur se imuniteti kolektiv nuk mund të arrihet as përmes vaksinimit, nëse shumë qytetarë nuk vaksinohen. Në qendrën e vaksinimit Arena A1 në Shkup, stafi mjekësor përpiqet të sensibilizojë qytetarët që të paraqiten vullnetarisht për vaksinimi pa mëdyshje.

 “Prej dy javësh ka që vijnë nga 100 pacientë në një punkt vaksinohen, këtu janë 48 punkte dhe procesi po ecën në rregull. Ndonjëherë pyesin çfarë vaksine po marrin, ju shpjegojmë për llojin e dozave dhe iu heqim tremën për tu mos frikësuar sepse do të shkoj gjithçka në rregull. Po, ju sugjeroj se nuk është diçka e keqe, për tu mbrojtur është kjo.”

 Nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup thonë se disa informacione të pa kontrolluara kanë vënë dilema tek qytetarët, të cilët u paraqitën të vaksinohen. Shkaqet, nuk i dinë por drejtori Besim Zeqiri bën thirrje që tu adresohen vetëm organeve zyrtare shëndetësore për besueshmërinë e imunizimit nga cila do lloj vaksinë që është aprovuar nga organizata amerikane dhe ajo evropiane e barnave.

 “Për shembull kemi persona që janë thirrur nga organizata punuese për tu vaksinuar dhe ende hamenden a do të vaksinohen apo jo. Unë ju bëj apel që të paraqiten në numër sa më të madh për tu vaksinuar. Mënyra e paraqitjes do të jetë përmes mjekut amë, nëpërmjet organizatave punuese dhe përmes faqes elektronike ‘vakcinacija.mk’ e cila është e hapur nga Ministria e Shëndetësisë dhe të vendosen të dhënat e tyre me qëllim që të kapin rendin e vaksinimit.”

 Sipas evidencës “Termini im” deri më tani dhjetëra qytetarë të moshave të shtyra nuk janë paraqitur në kohën e paracaktuar për marrje të vaksinave të llojit Astra&Zeneca. Nga platforma elektronike nuk mund të kalkulohet shifra e përgjithshme e atyre që janë bërë pishman për vaksinim, nga që prej kategorive të rrezikuara nga faza e parë ka edhe të tjerë që nuk janë evidentuar në sistem si rastet e shtyrjes apo të anulimit të vaksinimit.

 Përgatiti: Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button