Ish-deputeti i partisë së Vuçiqit pranon se është takuar me kreun e qendrës ruso-serbe

Ish-deputeti i partisë së Vuçiqit pranon se është takuar me kreun e qendrës ruso-serbe

Ish-deputeti i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Bangjur pranon se është takuar me kreun e Qendrës ultranacionaliste serbo-ruse “Orlovi”, Aleksandar Lesov.

Bangjur, i cili e përkrah hapur agresionin e Kremlinit, gjatë një interviste për mediet serbe, tregon se takimi kishte ndodhur para nisjes së sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

“E kam takuar Lesovin në vjeshtën e vitit 2019. Unë nuk e konsideroj atë një ekstremist të djathtë, sepse ai ka dashuri për popullin e tij rus dhe serb”, tha Bangjur.

Vlerësimi i disa analistëve është se Serbia, në kohën e pushtimit rus të Ukrainës, u bë baza e disa të djathtëve ekstremistë ndërkombëtarë, veçanërisht për ata me pikëpamje të forta pro-ruse.

Që nga fillimi i pushtimit, përfaqësuesit e organizatave ultra të djathtë nga Serbia kanë shkuar në Rusi dhe kanë mbajtur kontakte me grupe të lidhura, por autoritetet në Beograd nuk i trajtojnë si kërcënim.

Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë pasi kjo e fundit kishte nisur agresionin ushtarak të paprecedent ushtarak në Ukrainë.

LEXO EDHE:

Back to top button