Julian Zyla: Shifra rekorde të votuesve deri më tani nuk janë në favorin e Trumpit

Julian Zyla, ekspert komunikimi, pjesëmarrës në fushatën e presidentit Obama, në një lidhje direkte me emisionin “Programi 200” në Alsat tha se pjesëmarrja rekord e votuesve deri më tani, mbi 100 milionë votues, nuk është në favorin e Trumpit. Ai thekson se edhe fushata e Trumpit këtë herë ka qenë goxha djathtas duke mos e pozicionuar në një favor të mirë për të fituar.

Ndryshe nga viti 2016, shoh një pjesëmarrje më të madhe, ku shumë perona kanë votuar më herët dhe po e shoh si një marrje serioze nga të dyja kampet. Këtë herë askush nuk ia le më rastësisë si në vitin 2016 ku pjesëmarrja ka qenë shumë më e ultë. Unë besoj se të dyja fushatat kanë qenë shumë serioze. Trumpi është vërejtur se ka bërë një fushatë goxha djathtas. Ndërsa objektivi i demokratëve është që të nxjerrin sa më shumë njerëz në votime. Këto shifra rekorde që kanë votuar deri më tani nuk janë në favorin e Trumpit- tha Zyla.

LEXO EDHE:

Back to top button