Kida nuk ka ndërmend të ndalet, paska plot këngë të reja për të publikuar

Pasi dogji rrjetin me këngën e verës “Edhe sa” dhe të gjithë menduam se do të bënte pak pushim, Kida i është futur punës sërish!

- Advertisment -

Këngëtarja po punon fort për projekte të reja për publikun që do të vijnë më shpejt nga ç’e presim.

Ajo vetë ka paralajmëruar për një këngë të re që u përfol se do të vinte në bashkëpunim me Ledrin, por producenti i saj Mixey ka zbuluar surprizën!

Ai ka treguar se Kida po vjen jo me një, por me shumë projekte për të cilat u bëmë tepër kuriozë.

“Kallabllak këngë ju kanë bo”- shkruan Mixey.

Mesa duket, Kida s’di cilin prej projekteve të lançojë më parë ndërsa ne i bëjmë thirrje t’i publikojë sa më shpejt.

Fansat e saj me siguri po i presin me padurim këngët e reja, të cilat na bënë tepër kuriozë.

LEXO EDHE:

Back to top button