Kjo është arsyeja përse Chrissy Teigen poston më shumë fotografi të vajzës se të djalit

Chrissy Teigen është një nga personazhet më të diskutuar, sepse qoftë edhe me lëvizjen më të vogël që ajo mund të bëjë përflitet gjithmonë nga fansat.

Së fundmi, ajo ndau disa postime në Instagram ku shfaqeshin vajza e saj Luna, e cila mbushi 5 vjeç të mërkurën dhe djali Miles, 2 vjeç, dhe zbuloi pse Luna merr më shumë hapësirë në rrjetet sociale të Teigen, sesa vëllai i saj i vogël.

Krahas fotove të Luna-s nga festimi i saj i pestë i ditëlindjes, Teigen shkruajti:

” Pse e postoni Lunën aq më shumë” pyesni? Sepse Miles urren fotot dhe ai është gjithmonë lakuriq”.

Pak minuta më pas, Teigen shkroi në postimin e saj të ardhshëm, “Ja si është të bësh një fotografi të tij” krahas videos të 2-vjeçarit që mbyll sytë teksa nëna e tij përpiqej t’i bënte foto.

Chrissy është edhe nënë e dy fëmijëve, të cilët kanë ardhur në jetë nga martesa me këngëtarin e njohur, John Legend.Kujtojmë se disa muaj më parë Chrissy Teigen humbi pas një aborti fëmijën e tretë të saj. Fatkeqësisht vogëlushi nuk mundi t’i shpëtonte një hemoragjie që pati modelja dhe pasi ai lindi pa jetë ajo bëri një postim shumë prekës në rrjete sociale. Nëse fëmija do të kishte arritur të mbijetonte, ai do të kishte ardhur në jetë ditën e djeshme, që ishte planifikuar si dita e tij e lindjes.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, Chrissy mori dhe një vendim drastik. Ajo vendosi të mos ngelet kurrë më shtatzënë.

LEXO EDHE:

Back to top button