Taseva: S’ka dallim mes rastit të Rashkovskit dhe planit për ndërtim përball Holiday Inn

Kryetarja e “Transparencës Internacionale – Maqedoni” dhe ish-kryetarja e Anti-korrupsioni, Slagjana Taseva, nuk sheh asnjë ndryshim, kur bëhet fjalë për të drejtën penale, midis rastit të softuerit të Dragi Rashkovskit dhe planeve për të ndërtuar objekte shumëkatëshe në parkingun përballë Hotel Holiday Inn në Shkup. Duke komentuar rastin me Planin e Detajuar Urbanistik të Komunës së Qendrës, Taseva thotë:

“Meqenëse e drejta penale zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjitha situatat, nuk shoh asnjë ndryshim midis situatës me Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë dhe tenderit të prokurimit publik dhe në këtë rast për të cilin po flasim tani, planin e ndërtimit përballë Holiday Inn. Si është bërë pa respektuar PDU, si nuk janë respektuar të gjitha procedurat, si u morën vendimet”, tha Taseva.

 

LEXO EDHE:

Back to top button