Ndërtesat në qendër të Shkupit, Ivanovska: Komuna Qendër të kërkojë suspendimin e PDU-së

Kryetarja e komunës Qendër duhet të kërkojë suspendimin sa më shpejtë të Planit të Detajuar Urbanistik, tha në paraqitjen e saj në emisionin “360 Gradë” në Alsat, kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska. Ajo mes tjerash tha se me planin parashihet ndërtimi i godinave shumëkatëshe në parkingun përballë Hotelit Holiday In në Shkup.

“Sa më shpejtë të jetë e mundur, kryetari i Komunës Qendër duhet të kërkojë suspendimin e këtij plani. Ne e shqyrtuam lëndën, prokurimi publik një denarë për një metër katror, i treguam rreziqet e asaj se çfarë do të thotë çmimi kaq i ulët, thamë se plani duhet të harmonizohet me Planin e Përgjithshëm Urbanistik, thamë se duhet të formohet një trup i posaçëm i përbërë nga profesionistë, arkitektë, urbanistë, qytetarë…të gjithë ata që do japin kontribut dhe do të sigurojnë procedurë të hapur”, tha Ivanovska.

LEXO EDHE:

Back to top button