Koreja e Veriut lëshon raketa balistike

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike

Qeveria e Japonisë pas testimeve raketore i ka dërguar notë proteste Koresë së Veriut nëpërmjet ambasadës së saj në Pekin.

Tokio

Japonia dhe Koreja e Jugut njoftuan se Koreja e Veriut ka kryer testime të raketës balistike në drejtim të Detit Japonez (Detit Lindor).

Në një deklaratë nga Ministria japoneze e Mbrojtjes thuhet se Koreja e Veriut lëshoi raketa balistike në drejtim të Detit Japonez. Raketat arritën lartësinë maksimale 100 kilometra dhe se kanë përshkruar një distancë 350 kilometra në ajër dhe se kanë rënë në brigjet lindore të Gadishullit Korean.

Qeveria e Japonisë pas testimeve raketore i ka dërguar notë proteste Koresë së Veriut nëpërmjet ambasadës së saj në Pekin.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut konfirmoi se raketat balistike janë lëshuar nga rajoni Hwanghae Verior 60 kilometra në jug të kryeqytetit të Phenianit.

Forcat Amerikane të Indo-Paqësorit (INDOPACOM) njoftuan se testimet raketore në fjalë nuk kanë përbërë kërcënim për forcat e SHBA-së dhe ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut ka kryer testim për herë të fundit më 23 dhjetor dhe që nga fillimi i vitit 2022 e deri më tani ajo ka lëshuar mbi 90 raketa të llojeve dhe distancave të ndryshme.

LEXO EDHE:

Back to top button