Korrupsioni aktualizon prejardhjen e pronës

Korrupsioni aktualizon prejardhjen e pronës

Gazetar: Luka Andreev

Me thirrjet e shpeshtuara për luftë kundër korrupsionit, është riaktualizuar çështja e Ligjit për Prejardhjen e Pasurisë së Zyrtarëve, Gjykatësve dhe Prokurorëve. Për momentin gjendjen pronësore të zyrtarëve e konstatojnë vetëm anëtarët e Antikorrupsionit, por nuk kanë bazë ligjore për t’i monitoruar ndryshimet në pronë.

“Ka kaluar periudhë e gjatë, e cila u mundësoi bartësve të funksioneve në sistemin e drejtësisë ta pastrojnë pasurinë e tyre. Kjo është arsyeja pse ka kontroll kyç që mund të zbatohet, ai është Ligji për Prejardhjen e Pronës. Ai mund të vlejë për të gjithë qytetarët dhe më pas do të dalë gjithçka në dritë, edhe ajo pronë që është e fshehur edhe ajo që është e dukshme”, u shpreh Biljana Ivanovska – kryetare e Komisionit Kundër Korrupsionit.

Sipas ekspertëve, ligji i këtillë do të kontribuojë ndjeshëm në luftën kundër korrupsionit ndërsa për miratimin e tij, edhe draft- versioni i Ligjit ishte përgatitur para më pak se dy viteve, thonë se nevojitet vullnet politik. Deri atëherë, siç thotë ish gjykatësja në Strasburg, Margarita Caca Nikollovska, listat ekzistuese anketuese mund të jenë bazë e mirë për kontrollin e pronës.

“Një numër i madh i listave anketues janë plotësuar me mos-përgjigje në pyetjen se nga është ajo pronë. Është tregues i caktuar dhe me këto tregues, mund të ketë informacione të caktuara”, deklaroi Margarita Caca Nikollovska– ish gjyqkatëse në Strasburg.

Për dallim nga detyrimi aktual që personat e zgjedhur dhe të emëruar të dorëzojnë fletë anketuese për gjendjen pronësore gjatë mandatit të tyre, draft- versioni ka përfshirje më të gjerë për sa i përket kohëzgjatjes së inspektimit të gjendjes pronësore. Një nga risitë në draft- versionin ligjor është se kontrolli do të bëhej edhe nëse prona do t’i kalonte personave të tretë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button