Kosovë/ Arrestohet një shtetas i huaj i cili dyshohet se vidhte para në bankat e Kosovës

Kosovë/ Arrestohet një shtetas i huaj i cili dyshohet se vidhte para në bankat e Kosovës

Është arrestuar një shtetas i huaj,  pasi që i njëjti sipas policisë dyshohet se kishte tërhequr para kundërligjshëm nga bankomatet e bankave të ndryshme në Kosovë.

Siç raporton policia këtij përsoni iu kanë sekuestruar 27 kartela të ndryshme bankare dhe po ashtu edhe dëshmi të tjera.

“Dyshohej të tërhiqte para kundërligjshëm nga bankomatet në Kosovë, arrestohet shtetasi i huaj, i sekuestrohen 27 kartela të ndryshme bankare të dyshuara të klonuara dhe dëshmi të tjera Më datë 03.09.2022, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, është njoftuar nga njësiti patrullues i stacionit policor Jugu në Prishtinë, lidhur me ndalimin e një personi të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare.  Dyshohet se i njëjti me kartela të klonuara ka tentuar ose ka tërhequr para nga bankomatët e bankave të ndryshme në Kosovë”

Dëshmitë e tjera të cialt janë sekuestruar sipas policisë janë, telefon, 1200 euro para të gatshme, rreth 387.02 funta angleze dhe të tjera.

“Në cilësi të provave dëshmive materiale janë sekuestruar: një telefon celular, një SIM kartel, para të gatshme 1200 euro, rreth 387.02 funta anglez, 27 kartela të ndryshme bankare, të dyshuara të klonuara. Sipas detyrës zyrtare gjatë gjithë procesit ka qenë prezent avokati mbrojtës. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, bënë të ditur policia.

LEXO EDHE:

Back to top button