Kriza, pushim të detyruar për punëtorët e “N.P. Komunalec”

Kriza, pushim të detyruar për punëtorët e "N.P. Komunalec"

Gazetar: Adnan Qaili

Kriza ka filluar të ndjehet edhe në sektorin publik, ku prej sot pushim të detyruar kanë nisur të zbatojnë edhe për punëtorët e Ndërmarrjes publike “Komunalec” në Ohër. Plani i kursimit ka shtyrë që një pjesë e të punësuarve detyrimisht të rrinë në shtëpi duke marr vetëm 70% të pagës ose në mesatare 5,000 denarë më pak. Por, kjo ngritur zërin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, të cilët thonë se pagat e punëtorëve nuk mund të jenë produktive për të mbuluar faturat e rrymës së një ndërmarrje. Kryetari i LSM-së Dimovski tha se ky trend rrezikon të shtohet.

“Kjo do të nxit praktikë edhe në të gjitha ndërmarrjet tjera në Maqedoni dhe nuk është mënyrë e kursimit me lëshimin e të punësuarve në pushim të detyruar. Drejtorët duhet të shohin që sot mundësinë nëse kursejnë si ta bëjnë atë sepse këto ndërmarrje janë vitale për qytetin dhe puna e tyre cenon edhe qytetarët e Ohrit. Javës që vjen do kërkojmë takim me kryetarin e komunës Pecakovskin për të shqyrtuar këtë problem”, deklaroi Darko Dimovski, Kryetar i LSM-së.

Sipas Lidhjes së Sindikatave, nëse sektori publik zbaton një regjim të tillë, do të hap rrugë që edhe sektori privat të fillojë jo vetëm pushim të detyruar por edhe përjashtime nga puna. Kjo sipas Dimovskit rrezikon që të rritet ekonomia joformale pasi që ata do punojnë diku tjetër në të zezë, por më e keqja mund të shkaktoj një eksod të ri të fuqisë punëtore për jashtë shtetit.

“Sigurt që ky trend do përhapet edhe në sektorin privat për pushim të detyruar andaj të mërkurën në Këshillin social ekonomik do të dalim me masa të reja për ta parandaluar këtë. Jemi për kursim për të respektuar masat në këtë krizë energjetike por jo në shpinë të punëtorëve sepse edhe me këto paga të ulëta nuk mbijeton punëtori dhe sigurisht që punëtorët do të kërkojnë zgjidhjen në shtetet tjera të rajonit por edhe të gjithë Evropës”, u shpreh Darko Dimovski, Kryetar i LSM-së.

Rasti precedentë u bë një ditë më parë po ashtu në Ohër, në Ndërmarrjen Publike Ujësjellësi-Ohër. Punëtorët filluan pushimet e detyruara, për shkak të vështirësive financiare të faturave të larta të energjisë elektrike. Gjithsej 230 të punësuar, me rotacion do të dërgohen në shtëpi me pagë 70%./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button