LSDM: Qeveria miratoi huamarrje të re prej 1.3 miliardë eurosh
“Sipas informacioneve tona, në seancën e djeshme të qeverisë, u miratua nevoja për huamarrje të re shtetërore. Dhe imagjinoni, shuma është 1.3 miliardë euro. Pra, qeveria po e fut përsëri vendin, qytetarët, në borxh me 1.3 miliardë euro të reja. Para përveç 2.5 miliardë eurove me të cilat e rritën borxhin e shtetit në dy vitet e fundit. Para që të gjithë do të duhet t’i kthejmë, për shkak të politikave të tyre të këqija ekonomike”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së./Alsat.mk.








