Toshkovski nuk zbardh detaje për skandalin me patentat e shoferit C dhe D

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, nuk zbardh më shumë detaje për skandalin me patentat e shoferit për kategorinë C dhe D, e që dyshohet se janë falsifikuar brenda ministrisë. Dyshimet erdhën nga LSDM-ja për një skemë të dyshuar korruptive brenda MPB-së duke pretenduar se për 1.400 euro ryshfet, persona të cilët nuk kanë ndjekur trajnimin përkatës dhe as nuk kanë dhënë provim, në mënyrë të paligjshme kanë përfituar leje drejtimi për kategoritë “C” dhe “D”, përkatësisht për drejtimin e kamionëve dhe autobusëve. Sipas partisë opozitare, skema funksiononte përmes deklarimit të patentës si të humbur, pas së cilës në sistem në mënyrë të paligjshme regjistroheshin kategoritë shtesë. Nga LSDM-ja pretendojnë se në këtë mënyrë janë lëshuar më shumë se 300 patenta të paligjshme. Toshkovski tani premton zbardhjen e detajeve.

“Ekziston dyshim i bazuar për vepër penale e cila mund të jetë bërë gjatë periudhës së kaluar. MPB-ja intenzivisht punon për rastin dhe për një kohë të shkurtër kur këtë ta lejojë rasti do ta zbardhim se si kemi vepruar, përse kemi vepruar, ndaj kujt kemi vepruar dhe kush është ai që ka guxuar ta nxi fytyrën e policisë së vendit dhe asaj që do të duhet të ishte punë e përgjegjshme dhe me nderë në MPB”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button