Lufta në Ukrainë, Biden: Rreziku bërthamor më i lartë që nga kriza e raketave kubane e vitit 1962

Lufta në Ukrainë, Biden: Rreziku bërthamor më i lartë që nga kriza e raketave kubane e vitit 1962

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se rreziku bërthamor aktualisht është në nivelin e tij më të lartë, që nga kriza e raketave kubane e vitit 1962.

Biden tha se presidenti rus, Vladimir Putin nuk po bënte shaka kur foli për përdorimin e armëve taktike bërthamore pas pësimit të disa pengesave në Ukrainë, shkruan BBC.

“Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të kuptonin mënyrën e daljes së Putinit nga lufta”, u shpreh Bideni.

Presidenti amerikan tha se arsyeja pse lideri rus nuk kishte bërë shaka kur ai foli për përdorimin e armëve bërthamore është sepse ushtria e tij është shumë e dobët.

“Për herë të parë që nga kriza e raketave Kubane, ne kemi një kërcënim të drejtpërdrejtë për përdorimin e armëve bërthamore, nëse në fakt gjërat vazhdojnë në rrugën që kishin shkuar”, u shpreh tutje Biden.

LEXO EDHE:

Back to top button