“Mafia”, Spasovski: Njëri prej të arrestuarve ka pasur kontakte me Mickoskin

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski thotë se do të zgjerohet hetimi në lidhje me dhënien e dokumenteve false të udhëtimit. Sipas Spasovski, një prej të arrestuarve ka pasur kontakte me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickovski.

“Unë e them këtë sipas informacioneve dhe gjurmimit, sepse me të vërtetë janë në kontakt dhe disa nga dokumentet në partinë e opozitare vijnë prej këtu”, tha Spasovski në një deklaratë për “Utrinski Brifing”.

Sipas Spasovskit, aksioni policor është përshpejtuar për shkak të dekonspiracionit, dhe jo për shkak të informacioneve të opozitës.

“Lideri i opozitës dhe partia opozitare që dalin vazhdimisht dhe mbrojnë kriminelët e mëdhenj në vend, papritmas tani kalojnë në një parti që gjoja stimulon luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nga njëra anë, gjoja stimulon luftën kundër krimit dhe korrupsionit për raste të tilla, nga ana tjetër kemi pasur mundësinë të shohim se si mbrojnë, siç thonë ata peshqit e mëdhenj”, deklaroi Spasovski.

Në lidhje me: “Pasaportat e bosëve”, arrestohen nëntë policë

LEXO EDHE:

Back to top button