Maluma surpizon të ëmën, i troket në derë pasi kishin pesë muaj pa u parë

Për pesë muaj me radhë, Maluma ka qëndruar larg mamasë së tij për shkak të emergjencës Covid-19 si dhe angazhimeve të tij të shumta. Sigurisht që ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin nëpërmjet rrjeteve sociale, mirëpo asgjë nuk krahasohet me kontaktin fizik.

Pas ditësh të pafundme larg, këngëtari latin ka vendosur të surprizojë të ëmën duke i trokitur në derën e shtëpisë, ndërsa ajo s’i ka besuar dot syve kur ka parë djalin e saj.

“Erdha në shtëpi pas 5 muajsh dhe i bëra një surprizë të vogël mamasë time.”-shkroi Maluma krahas videos emocionuese që na i mbushi sytë me lot.

Disa ditë më parë, këngëtari latin na ka prezantuar me të dashurën e tij të ri Susana Gómez, e cila nuk është pjesë e botës së showbizit. Së fundmi, kolumbiani është fotografuar në Los Angeles me të dashurën e tij, ku shihen se janë veshur matchy-matchy me bluzë me kapuçë ku shkruhet edhe “Hawai”, titulli i këngës së Malumas që bëri namin.

Dhe këngëtari u sigurua që të vihej re se po takohej me të dashurën e re, duke e mbyllur përfundimisht kapitullin me Natalian dhe Neymar.

Maluma, e kishte kombinuar bluzën me pantallona të shkurtra të verdha dhe një palë atlete portokalli. Kurse Susan kishte veshur tuta gri, teksa tërhoqi vëmendje me faktin se mbante dorën në xhepin në pjesën e pasme të pantallonave të këngëtarit ndërsa shikonte telefonin e tij.

 

View this post on Instagram

 

Ayer llegue a casa después de 5 meses y le di una pequeña sorpresa a mi madre 😍❤️😍❤️😍

A post shared by MALUMA (@maluma) on

LEXO EDHE:

Back to top button