Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Krivokapiq: Mund të shkojmë në zgjedhje më 23 tetor

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Krivokapiq: Mund të shkojmë në zgjedhje më 23 tetor

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq tha se nuk është i sigurt se sot do të ketë iniciativë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit.

Ai theksoi se mund të shkohet në zgjedhje më 23 tetor, kohë kur do të mbahen zgjedhjet lokale në 14 komuna.

Duke komentuar nismën e partisë Demokratike për largimin e kryeministrit, Dritan Abazoviq pas zgjedhjes së organeve të drejtësisë, ai tha se kjo ka anët e mira dhe të këqija, raporton rtcg.

“Ju duhet të vendosni nëse doni atë politikë apo atë që qeveria e braktisi. Mund të shkojmë në zgjedhje më 23 tetor së bashku me zgjedhjet lokale në 14 komuna”, ka theksuar Krivokapiq.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Abazoviq ka deklaruar se do të largohet nga posti i kryeministrit pasi të plotësohen disa kushte të caktuara.

Ndryshe, Partia Demokratike e Malit të Zi ka kërkuar largimit e kryeministrit pasi të zgjidhen organet e drejtësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button