Modelja shqiptare Lorena Haliti shtatzënë për herë të parë

Modelja shqiptare Lorena Haliti shtatzënë për herë të parë

" "

Konsiderohet si një prej vajzave më të bukura shqiptare dhe një prej modeleve më të suksesshme.

Bëhet fjalë për modelen, Lorena Haliti e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë atje ku gjithashtu ka gjetur dashurinë e jetës.

Lorena prej kohësh po e jeton një histori të bukur me Ami Mezezi dhe dyshja tashmë po bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë çifti përmes disa imazhe që kanë publikuar në Instagram ku shihen së bashku.

Në fotografitë e postuara, Lorena ka pozuar e veshur me një fustan të zi me një prerje të veçantë ku vihej në pah barku i rrumbullakosur.

Foto: Lorena Haliti/Instagram

Përkundër shtatzënisë, bukuroshja shqiptare dukej në formë të mirë dhe tërë shkëlqim.

Lorena ndërkohë është mjaft e kërkuar në fushën e modelingut dhe imazh i shumë markave të njohura ndërkombëtarisht.
Foto: Ami Mezezi/Instagram

LEXO EDHE:

Back to top button