MPJ e Bullgarisë dhe e Maqedonisë, me urime të ndërsjellta për festën e 2 gushtit

MPJ e Bullgarisë dhe e Maqedonisë, me urime të ndërsjellta për festën e 2 gushtit

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqednisë së Veriut, ka falenderuar shtetin e Bullgarisë për urimet me rastin e festës së Ilindenit, e cila u shënua sot më datë gusht.

“Faleminderit nga zemra për urimet e sinqerta nga kolegët tanë në Sofje. Ne kemi arritur shumë në periudhën e kaluar, duke krijuar një platformë solide për zhvillim të mëtejshëm. Ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e lidhjeve të ndërsjella dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë u dërgoi urime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me rastin e festës kombëtare – 2 gushtit.

“Urime të sinqerta Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj me rastin e festës së tyre kombëtare – 2 gushtit. Ne kemi besim se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me vullnet të mirë dhe kurajo politike të punojmë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, thuhet në urim.

Kujtojmë se sot më rastin e festës së Ilindenit shumë personazhë nga politika vendase uruan dhe shënuan këtë datë, përfshirë edhe politikanët shqiptarë.

LEXO EDHE:

Back to top button