Ndalohet një auto-ambulancë në veri, dyshohet se më të kontrabandoheshin barna

Ndalohet një auto-ambulancë në veri, dyshohet se më të kontrabandoheshin barna

Një automjet me barna të kontrabanduara është ndaluar sot nga Policia Kufitare në fshatin Rudare të Zveçanit.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se automjeti i ndaluar ishte një auto-ambulancë që drejtohej nga D.S., viti i lindjes 1965 në Mitrovicë e me banim në Zveçan. Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, të ngarkuar në të, kanë hasur pako me produkte medicionale me banderola të Serbisë.

“Drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicioanle, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore”, thuhet në njoftim.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe rasti në koordinim me të është duke u trajtuar nga policia.

LEXO EDHE:

Back to top button