Mungesa e kuadrit mjekësor, shkakton pritje të gjata

Mungesa e kuadrit mjekësor, shkakton pritje të gjata

Gazetar: Adnan Qaili

Pritje të gjata të pacientëve në Klinikën e Kardiologjisë.

Kjo familjare u detyrua në mes te konferencës për media të kërkoj zgjidhje për të ardhur deri te termini. Ajo tha se pacientët vijnë nga qytetet tjera në Klinikë nga që nuk kanë trajtimin e duhur mjekësor, por këtu hasin në vështirësi vetëm për diagnostikim, e lëre më për kurim, shkruan Alsat.

“Ministrit i kërkova të riparojnë aparatet në Kumanovë që mos të bartemi në labirintet e Shkupit, duhet të humbim gjithë javën, të hënën të vish për të caktuar termin, doktorin nuk e gjen. Të martën ora 10, doktori në seancë, të mërkurën në udhëtim, sot e enjte paska rast vdekje në Ohër dhe assesi të vijmë te doktori për të caktuar termin.”, tha Valentina Mishevska, Paciente.

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë Zhan Zimbakov tha se pritjet e pacientëve ndodhin për shkak të mungesës së kuadrit. Ai tha se përderisa po sigurohen pajisje të sofistikuara, nuk ka se kush të punoj me to. Sipas drejtorisë nga 12 mijë pacientë në kujdes intensiv, në vit bëhen 6 mijë intervenime.

“Për 7-10 ditë hapim edhe një sallë të re për angio-grafi, e katra sallë në klinikë që do bëhen ekzaminime ndërkohë rikonsturojmë sallën e tretë për të instaluar edhe një angio-graf të sofistikuar. Shpresojmë se për shpejtë të marrim edhe dy angio-graf për të pajisur edhe dy sallat tjera që do të bëhet ndryshimi i pajisjeve të reja që do të na mundësojnë të kontrollojmë edhe më tepër pacientë.”, deklaroi Zhan Zimbakov, Drejtor i Klinikës së Kardiologjisë.

Shumë specializantë privat posa të marrin diplomën ia mësyjnë shteteve perëndimore. Nga Shoqatat e specializantëve apelojnë që të angazhohen në vend, pasi ka nevojë për kardiologë, madje edhe për staf medicinal dhe sanitar.

“Do të doja tu bëj thirrje mjekëve të rinj në vendin tonë me fjalët e njërit president amerikan: mos e pyesni veten se çfarë mund të bëj ju për vendi, por ju çfarë mund të bëni për të.”, u shpreh Aleksandra Georgieva, Shoqata e specializantëve privat.

Edhe ministri i Shëndetësisë Bekim Sali e pranon se ka mungesë të stafit duke shtuar se bëjnë çmos për t’i ndalur.

“Për fat të keq në 10 vitet e fundit kishim ikje masive të mjekëve nga institucionet shëndetësore publike, por në vitin e fundit vërejmë një stagnim të ikjes, arsyeja është përmirësimi i kushteve financiare të tyre dhe investimet në pajisje bashkëkohore që bëjmë.”,tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Në Ditën botërore të Zemrës, Klinika e Kardiologjisë pranoi donacion prej 570.000 dollarë nga Shoqata e Mjekëve-Specialistë dhe të Diasporës në SHBA. Në këtë Klinikë çdo vit ekzaminimit ambulator i nënshtrohen rreth 35 mijë persona./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button