Obrador thotë se do ta merr vullnetarisht vaksinën ruse kundër Covid-19 – ALSAT-M


Presidenti meksikan, Manuel Lopez Obrador deklaroi se vullnetarisht do të paraqitet për të qenë në mesin e të parëve që do ta marrin vaksinën ruse kundër koronavirusit, nëse ajo tregohet efikase.

Vendimi i Moskës për të miratuar prodhim të vaksinës pas vetëm dy muajve testim ndaj njeriut e tronditi botën dhe shkaktoi shqetësim në disa qarqe shkencore, të cilat pohojnë se vetëm 10 për qind e hulumtimeve klinike të vaksinës ruse janë treguar të suksesshme, transmetojnë mediumet britanike.

Shumica pohojnë se Rusia në vend të parë e vendosi prestigjin global në vend të sigurisë.

Meksika dhe Argjentina e financuan kompaninë Astra Zeneka Plc, e cila është e kyçur në garën globale për gjetje të vaksinës kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:

Back to top button