Ohri dhe Struga turistike po presin me padurim të dëgjojnë, nëse do të punojnë për festat e ardhshme

Gastronomët nga Ohri dhe Struga kërkojnë lirimin e masave në pritje të festave të ardhshme të 1 majit dhe Pashkëve. Ata thonë se situata në gastronomi dhe turizëm është më shumë se shqetësuese, kështu që funksionimi i mundshëm gjatë fundjavës së zgjatur festive në 1 dhe 2 maj, dhe periudhën pas kësaj, mund të ulë humbjet që pësojnë.

https://youtu.be/3ONIp-DdFkQ

Ne mendojmë se vetëm edhe këtë javë nuk do të punojmë, pastaj do të fillojmë. Sigurisht me orar të reduktuar pune. Por, të paktën për festa, njerëzit, natyrisht, edhe ai moment psikologjik do të ndikojë, të dalin pak më shumë dhe ta kompensojmë atë që kemi humbur – Mihail Mishev, kryetar i Shoqatës së gastronomëve- Ohër.

Edhe në Strugë gjithashtu, po presin me padurim që shteti të lehtësojë masat, sepse moti i nxehtë tashmë i lejon ata të punojnë jashtë.

Te ne, konkretisht në hotel, kjo është e vetmja pikë e shitjes ku ne punojmë, por sa mund të punohet pa praninë fizike të mysafirëve dhe klientëve në objekt. Nuk është e mundur -tha Igor Ivanov, menaxher hoteli.

Masa për mos funksionimin e objekteve gastronomike mbetet në fuqi deri më 27 prill, pra deri të martën. Një problem shtesë për sektorin e hotelierisë dhe gastronomisë është që aranzhimet me mysafirë të huaj për fillimin e sezonit, d.m.th për maj dhe qershor janë anuluar plotësisht, dhe askush nuk i konfirmon aranzhimet për sezonin e verës.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button