Orce Kamçev do të futet në izolim në burgun e Shutkës

Orce Kamçev e kaloi natën në burgun e Shutkës. Ai po mbahet i vetëm në një qeli, dhe është në izolim dhjetë ditor për shkak të koronavirusit. Gjykata Penale i shqiptoi paraburgim 30 ditor. Por, edhe një ditë pasi e arrestoi policia – asnjë institucion nuk jep detaje, si, ku dhe nga çfarë ka ikur Kamçevi. Ai u privua nga liria, me një shënim nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare për dyshimin se përgatitet për arratisje. Avokati Toni Menkinovski, i cili përfaqëson biznesmenin, tashmë ka bërë një ankesë te Penalja për paraburgimin. Edhe në mungesë të informacionit zyrtar nga institucionet, rolin e informatorëve për paraburgimin e Orce Kamçevit u morën partitë.

“Në dritë del lidhja e Hristijan Mickoskit me magnatin e regjimit, Orce Kamçev. I pandehur në raste gjyqësore, dhe që nga dje edhe në paraburgim. Ky është Toni Menkinovski, kryetar i komisionit juridik i VMRO-DPMNE-së, njeri i afërt me Hristijan Mickoskin. Pikërisht njeriu i Mickoskit, të cilin shpesh e kemi parë nga foltorja partiake e DPMNE-së, në Pallatin e bardhë, është avokati i tij dhe ai mbron Orce Kamçevin”, tha Bogdanka Kuzevska, LSDM.

U kundërpërgji VMRO – DPMNE.

“Toni Menkinovski është një avokat me përvojë shumë dekadëshe. Përveç faktit që ai aktualisht është avokat i biznesmenit Jordan Kamçev, ai ishte edhe avokat i Zoran Zaevit në rastin “Ryshfeti”, me videon ku i gjithë publiku pa që Zoran Zaev kërkonte ryshfet prej 200 mijë eurosh, euro për kishën – euro për Vicen, i njëjti video incizim të cilin gjykata e Zaevit e ndaloi”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Orce Kamçevit iu shqiptua masa e paraburgimit, sepse ai është i dyshuar në hetimin “Parcela në Vodno”. Përveç tij, në listën e të dyshuarve janë edhe i arratisuri Nikolla Gruevski dhe kumbari i tij Risto Novaçevski, Nenad Josifoviq, Sasho Mijalkov dhe nëna e Orces, Ratka Kamçeva.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button