Pandemia bëhet shkak, Jay-Z detyrohet të shesë gjysmën e aksioneve së kompanisë

Jay-Z, përveçse një reper shumë i njohur, ai është dhe një biznesmen mjaft i suksesshëm në biznesin e shampanjës.

Ndoshta nuk e dinit, por ia  në vitin 2006 u bashkua me markën e famshme Armand de Brignac, ndërsa në vitin 2014, e mori atë plotësisht.

Mësohet se aktualisht reperi 51-vjeçar ka shitur 50% të aksioneve të tij në kompaninë e tij të shampanjës. Ai akoma nuk ka dhënë ndonjë informacion përsa i përket çmimit të këtyre aksioneve. Thuhet se në vitin 2019, ai kishte shitur gjysmë milioni shishe për rreth 270 franga.

Kjo erdhi pas një viti të vështirë për biznesin e shamoanjës, pasi shitjet ranë për shkak të festimeve të anuluara dhe kufizimeve gjatë pandemisë së koronavirusit. Dërgesat e shampanjës ranë 18% në 2020 krahasuar me 2019.

Mësohet se nga ky partneritet po punohet për të tërhequr një klientelë më të larmishëm, pasi është konsideruar si një markë tejet e shtrenjtë që nuk është gjithëpërfshirëse për të gjitha shtresat.

Mund të themi se bashkëshortja e tij, këngëtarja e famshme Beyonce, është një ndër mbështetëset më të mëdha të reperit, e cila promovoi markën në një nga albumet e saja muzikore.

Jay-Z, përveç markës së shampanjës, zotëron një kompani të prodhimit të muzikës, një linjë mode, si dhe restorante të ndryshme.

LEXO EDHE:

Back to top button