Rexhepi: Kemi ngritur gjithmonë zërin në këtë qeveri

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, duke folur për rastin “Mijallkov” tha se gjyqësori ka një ndryshim duke e krahasuar me pushtetin e kaluar. Ai tha se atë edhe kur kanë qenë në opozitë gjithmonë kanë ngritur zërin, por edhe tani në pozitë, brenda qeverisë kanë ngritur gjithmonë zërin për një drejtësi jo selektive.

Gjithmonë ne si Lëvizja Besa kemi ngritur zërin si kur kemi qenë në opozitë si kur tani që jemi në pozitë. Ne nuk mund të presim që gjyqësori të ndryshojë brenda natës. Por, po ta krahasosh me pushtetin e kaluar kemi bërë shumë hapa përpara për sa i përket gjyqësorit- tha Rexhepi.

LEXO EDHE:

Back to top button