Pas 25 vitesh martesë, kryebashkiaku i Kievit dhe Natalija Klitschko drejt divorcit?

Pas 25 vitesh martesë, kryebashkiaku i Kievit dhe Natalija Klitschko drejt divorcit?

Ish-kampioni i boksit dhe kryetari aktual i Kievit, Vitaly Klitschko, po divorcohet nga gruaja e tij, Natalia, pas 25 vitesh martesë.

“Vendimi për divorc ishte i ndërsjellë”, ka konfirmuar Klitschko për mediat ukrainase.

Klitschko shpjegoi se ai dhe gruaja e tij nuk jetojnë së bashku prej vitesh, por ata janë ende në marrëdhënie të mira.

 

“Për shumë vite kemi pasur interesa të ndryshme dhe jetë të ndryshme. Vendosëm ta zyrtarizojmë. Kemi ende një marrëdhënie të mirë, e respektojmë njëri-tjetrin, fëmijët tashmë janë rritur dhe jeta vazhdon”, tha ai.

Nga rruga, Vitaly dhe Natalija Klitschko u martuan në prill 1997, dhe ata kanë bashkë tre fëmijë: djemtë Yegor-Danijela dhe Maksim dhe vajzën Elizavbeta-Viktoria.

Përderisa merrej me boks, Natalija ishte me Vitalyn në çdo ndeshje.

Ajo gjithashtu e mbështeti atë në vitin 2014, kur ai kandidoi për kryetar bashkie të Kievit.

LEXO EDHE:

Back to top button