Pasaportat e falsifikuara të kriminelëve, Ambasada e SHBA-së: Bashkëpunojmë me institucionet

Ambasada Amerikane në Maqedoninë e Veriut bashkëpunon me Ministrinë e Brendshme dhe institucione të tjera, por nuk komenton hetime që janë në procedurë, ky është qëndrimi i që mori Alsat nga Ambasada Amerikane në Shkup në lidhje me aksionin “Sozia”, që ka të bëj me falsifikimin e dokumenteve me identitet të rremë.

“Ne nuk i komentojmë hetimet që vijojnë. Ambasada e SHBA-së bashkëpunon ngushtë me MPB, si dhe me ministritë dhe institucione tjera qeveritare në Maqedoninë e Veriut, për të arritur qëllimet e përbashkëta për zbatimin e ligjit si dhe sundimin e së drejtës, përfshi këtu edhe bashkëpunimin rajonal për zbatim të ligjit në luftën kundër terrorizmit” thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane.

“Në bashkëpunim të ngushtë me ministritë e brendshme dhe të drejtësisë, Ambasada amerikane ofron ndihmë teknike, forenzike, trajnim dhe pajisje për të rritur kapacitetet për zbatimin e ligjit dhe kapacitetet e institucioneve gjyqësore. Këto aktivitete kontribuojnë në sigurinë kombëtare dhe rajonale duke forcuar sigurinë e kufirit, transparencën dhe aftësinë për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin, terrorizmin dhe rastet e krimit të organizuar”,

 

LEXO EDHE:

Back to top button