Procesi i Berlinit, priten takime të krerëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Procesi i Berlinit, priten takime të krerëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, Ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe Ministrin e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, po vizitojnë Berlinin. Sot dhe nesër do të zhvillohen takime të krerëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit. Është planifikuar pjesëmarrja dhe konferenca e përbashkët për shtyp e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryetares së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në kuadër të samitit, axhenda e Mickoskit parashikon edhe takime të tjera bilaterale. Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me qëllim të bashkëpunimit më të ngushtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndër çështjet që janë diskutuar vazhdimisht janë ato për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe ajo për përshpejtim të rritjes ekonomike dhe krijim të vendeve të punës përmes lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave. Asnjëra prej tyre nuk është zbatuar pikë për pikë. Arritja e vetme deri tani është marrëveshja për “roaming” apo heqjen graduale të tarifave për telefoninë mobile dhe internetin, që ka hyrë në fuqi në vitin 2023. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button