21 persona janë arrestuar nga policia, pas protestës në Tiranë. Në mesin e tyre ka dhe persona të mitur. Arrestimet ndodhën pasi protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore, duke shkaktuar lëndimin e 19 efektivëve të policisë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 22 molotovë të pashpërthyer dhe 3 shishe me lëndë të dyshuar djegëse benzinë, që janë gjetur nga shërbimet e Policisë, afër Kuvendit të Shqipërisë. Strukturat hetimore vijojnë identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës. Pasditen e djeshme Partia Demokratike zhvilloi protestën e tretë kombëtare. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të vihet drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkohen ata që hodhën sende piroteknike, të cilat i quan si “armë me kapacitet vdekjeprurës. /Alsat.mk
383 1 minute read








