Qeveria shqyrton uljen e çmimit të energjisë elektrike

Qeveria nuk po planifikon të rris çmimin e energjisë elektrike, por po shqyrton mundësinë e uljes së tij dhe zgjerimit të tarifës së lirë  për qytetarët. Këtë  e paralajmëroi sot kryeministri Hristijan Mickoski i cili tha se edhe përskaj sfidave energjetike, për momentin nuk ka rrezik për stabilitetin e furnizimit me energji elektrike.

“Rezervuarët janë të mbushura me rreth 70 për qind, ndërsa kemi pothuajse 500 gigavat orë energji elektrike të akumuluar. Kjo është mjaftueshëm për furnizim të sigurt të qytetarëve dhe industrisë 39:30 Ne nuk mendojmë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ne bëjmë plan si të gjejmë formulë që ta ulim, ose të paktën, tarifën e lirë ta vazhdojmë.” – Hristijan Mickoski, Kryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button