Qytetarja kërkon ndihmë, por zëri i saj nuk arriti deri tek autoritetet

Qytetarja kërkon ndihmë, por zëri i saj nuk arriti deri tek autoritetet

Gazetar: Adnan Qaili

Përderisa inaugurohej rinovimi i Qendrës Emergjente në Shkup, një paciente kërkonte ndihmë. Por, kjo nuk ishte aq urgjente për autoritetet e pushtetit ekzekutiv, legjislativ e lokal saqë sigurimi i spitalit nuk e linte të ofrohej. Kjo paciente ankohet se nuk mund të vijë në radhë për një shërbim shëndetësor klinik.

“Ministrit doja t’i thosha se më është djegur shtëpia nuk kam ku të jetoj së pari, dhe të më ndihmoj për shërbimet shëndetësore të vajzës sime të vogël. Ishte këtu dhe e transferuan atje, i kanë thënë se më mirë e ka atje, fiks e operuan për sytë dhe falë Zotit është më mirë. Tani më thanë për diçka tjetër”, u shpreh qytetarja.

E gjithë kjo situatë ndodhi derisa drejtori i Qendrës Emergjente po lavdërohej sesi gjatë dy viteve të pandemisë kanë arritur të rinovojnë hapësirat, që sipas tyre përmbushin gjitha nevojat e pacientëve.

“U bë rikonstruimi i plotë i Qendër Emergjente dhe shpresoj, ja edhe një thirrje te Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria, sepse paratë janë miratuar për repartin ‘Karil’ si njësia më e madhe në vend për kujdes intensiv. Shpresoj se ajo do të jetë e radhës për renovim dhe me këtë do ta përmbyllim këtë vit me ato që kemi planifikuar, përkatësisht rikonstruimin e plotë të Ortopedisë dhe Qendren Emergjente. Në plan të vitit të ardhshëm është rikkonstruimi i një pjese të Traumatologjisë, një pjesë të Ortopedisë”, tha Aleksandar Trajanovski, Drejtor i Qendrës Emergjente.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë nuk saktëson detajet për ndërtimin e shumë premtuar të Qendrës së re Klinike Universitare, duke u referuar në mos sigurimin e financave për projektin kapital. Derisa ajo nuk bëhet, Ministri tha se do të vazhdojmë me rinovimin dhe përshtatjen e të gjitha spitaleve. Sa i përket Qendrës së rinovuar të Urgjencës Kirurgjike, e cila u lëshua në përdorim sot, siç u prezantua në aktivitet, bëhet fjalë për një rikonstruksion të plotë prej 400 metrash katrorë të: repartit të pritjes, sallës së reanimacionit, qendrës së triazhit, sallës së operacionit, etj. Për rindërtimin janë ndarë 8 milionë denarë nga buxheti i shtetit, si dhe para nga donacionet. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button