Rasti “Mafia”, Zaev: Falsifikimet më të mëdha janë bërë në kohën e VMRO-DPMNE-së

Kryeministri Zoran Zaev ka hedhur poshtë si të pabaza pretendimet e opozitës se ai bashkë me ministrin e Brendshëm janë të involvuar në aferën me pasaportat ilegale, gjegjësisht rastin “Mafia”. Zaev me këtë rast deklaroi se falsifikimet e pasaportave dhe dokumenteve tjera personale të ndërlidhura me rastin “Mafia”, kanë ndodhur në kohën kur në qeveri ishte VMRO-DPMNE-ja.

“Nuk mund të akuzohet ministri për Punë të Brendshme, kryeministri dhe ngjashëm, posaçërisht kur kanë realizuar aksion të suksesshëm, sidomos kur kanë treguar dhe dëshmuar se aksioni ka zgjatur me muaj të tërë, me analizë, argumentim, që të mund ti nxjerrin para gjykatës. Kur të shihni në analiza se kur kjo ka ndodhë, se kur janë bërë këto falsifikime të mëdha, madje me numra amzë të rrejshëm do të shihni se kjo është gjatë kohës së regjimit, gjegjësisht gjatë kohës së sundimit të VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button