Rexhepi: Procesi i zëvendësimit të gazit, do të jetë i thjeshtë

Procesi i zëvendësimit të gazit natyror të lëngshëm amerikan do të jetë i thjeshtë

" "

Gazetar: Ile Petrevski

Nëse vendi zëvendëson gazin natyror rus, me gaz natyror të lëngshëm amerikan, ai nuk do të ndikojë financiarisht te kompanitë apo familjet, shkruan Alsat.

Drejtori i Resurseve Energjetike të Maqedonisë, Bajram Rexhepi, doli kundër deklaratës së kryetarit të Odës Ekonomike të Energjetikës, Gjorgji Manaskov, i cili tha se ndryshimi i resurseve do të jetë një proces i gjatë dhe i kushtueshëm. Procesi i transformimit do të jetë i thjeshtë, dhe përdoruesit mund të jenë të qetë, thotë Rexhepi.

“Është një dezinformim dhe manipulim brutal i publikut, dhe nuk është absolutisht e vërtetë. Funksioni bazë i terminalit, që do të ndërtohet në Aleksandropolis do të jetë shndërrimi i gazit natyror, nga i lëngshëm në të gaztë. Ai terminal do të lidhet me rrjetin e operatorit grek të transmetimit, do të arrijë në kufirin tonë në gjendje gazi, dhe do të arrijë te të gjithë përdoruesit në gjendje gazi”, deklaroi Bajram Rexhepi, drejtor i REM.

Pushtimi rus i Ukrainës e ka detyruar Perëndimin të kërkojë alternativa ndaj gazit rus. Maqedonia është e varur nga ky burim energjie, sepse vetëm gazi rus vjen në vend nga Bullgaria. Përdoret nga mbi 50 kompani, kryesisht të vendosura në zona industriale. Vendi tashmë është pjesë e projektit për ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm Alesandropulos, i cili synon të jetë fillimi i pavarësisë energjetike të Maqedonisë. Ndërtimi i këtij terminali pritet të përfundojë në më pak se dy vjet. Projekti i Aleksandropolis peshon 370 milion euro dhe vendi kontribuon me 25 përqind, shumica e parave sigurohen nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe fondet janë të pakthyeshme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button