Ruskovska: Dekonspirohet aksioni antidrogë në Gërçec

Pas vendosjes në pranga të 21 të dyshuarve nga dy grupe të organizuara kriminale të Shkupit në aksionin”Mali”, drejtuesit e tyre mbeten të pakapshëm. Këtë e konfirmoi edhe shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskovska, e cila shtoi se ndjekja e grupit të Gërçecit dhe Gazi Babës është dekonspiruar, por se nuk kanë informacione infiltrimi eventual të policisë. Ajo tha se për secilin pjesëtar të grupeve u përpoqën të mbledhin dëshmi, të cilët drogën e ruanin në vende të sigurta dhe shitjen me pakicë e kishin mirë të koordinuar. Prandaj nuk u kap edhe aq shumë drogë gjatë aksionit: vetëm 700 gram kokainë dhe 5 kilogram marijuhanë.

U kërkuan masa të posaçme hetimore si ndjekja e komunikimit dhe përgjimet sekrete jashtë pronave private. Kështu që gjithë vitin mblodhëm dëshmi për të gjithë anëtarët e këtyre grupeve, flas në shumës sepse nuk kemi dosje se janë të lidhura mese vete dhe do të procedohen në dy lëndë të posaçme – u shpreh Vilma Ruskovska, Prokurore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Këto përgjime pritet të hedhin dritë mbi vendndodhjen e 5 të arratisurve, që dyshohet se janë jashtë vendit. Por, prokuroria nuk ia konfiskuar celularët e tyre, prova të cilat do të ishin jetike për ndriçimin e plotë të rastit.

Në fshatin Gërçec janë kryer bastisje në 26 lokacione, janë privuar nga liria 13 persona, prej të cilëve 9 iu është shqiptuar masa e paraburgimit, për 3 të tjerë masa e arrestit shtëpiak dhe për 1 person masa e kujdesit të shtuar. Nga kjo grup 5 persona janë të pakapshëm – tha Vilma Ruskovska, Prokurore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Në Gazi Baba, tha Ruskovska, u bënë 9 bastisje, tetë persona u arrestuan dhe njëri është në arrati.
Në aksionin e djeshëm që zgjati disa orë u arrestuan 21 të dyshuar. Njësitë policore anti-drogë ndoqën pjesëtarët e grupeve kriminale në disa zona të Shkupit, si në Gërçec, Gazi Babë, Çair dhe Hasanbeg. Nga e hëna ndaj këtij grupi do të nisë hetimi financiar edhe për pastrim parash. Sipas shefes Ruskovska ky hetim nuk u zhvillua paralelisht me kapjen e grupit për rrezik të rrjedhjes së informacioneve të aksionit.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button