Sërish protesta në Tel Aviv për pengjet: Të shpallen zgjedhjet e reja dhe të ndalet lufta

Sërish protesta në Tel Aviv për pengjet: Të shpallen zgjedhjet e reja dhe të ndalet lufta

Qindra demonstrues u mblodhën në Tel Aviv të shtunën për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Protestuesit kërkuan që në Izrael të zhvillohen zgjedhjet sa më shpejt të jetë e mundur dhe pengjet e rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor të kthehen në shtëpi. Shumë kërkuan gjithashtu ti jepet fund luftës kundër Hamasit.

“Do të doja që zgjedhjet të mbaheshin sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo për një apo dy vjet. Dua që të gjithë pengjet të kthehen, sepse e shoh se qeveria nuk i dëshiron ata. Ata duan ta zgjasin sa më shumë këtë luftë, duke qendruar sa më gjatë në qeveri. Qeveria thotë gjithmonë ‘tani nuk është koha dhe se ne po bëjmë dëm.’ E vetmja që po bën dëm është qeveria. Ne jemi këtu për të përmirësuar vendin tonë”, është shprehur një protestues, duke shtuar se është kundër luftës.

Rreth 250 izraelitë dhe të huaj u morën peng gjatë sulmit të Hamasit, i cili vrau rreth 1200 njerëz, sipas të dhënave izraelite, duke shënuar kështu sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit. Si kundër-përgjigje, Izraeli nisi një sulm në Gaza, duke u zotuar të shkatërrojë Hamasin dhe të kthejë pengjet në shtëpi. Sulmi deri më tani ka vrarë më shumë se 34,000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza.

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button