Shkelin orën policore, PTHP-ja propozon dënim nga 2 mijë euro për 7 persona nga Shkupi

Prokuroria Themelore Publike-Shkup (PTHP) sot deri tek gjykata kompetente ka dorëzuar propozimet për urdhër-pagese nga 2 mijë euro për 7 persona që kanë shkelur orën policore.
“Të akuzuarit nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në një kohë të caktuar të ditës, gjegjësisht orën policore, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit”, thuhet në komunikatën e PTHP-së.

Prokurorët kompetent publik i kanë propozuar Gjykatës Penale-Shkup për të gjithë të akuzuarit të caktoj dënime në të holla prej 2 mijë eurove.

LEXO EDHE:

Back to top button