Shpërthim në një objekt në rrugën Prishtinë-Ferizaj, 12 të lënduar

Si pasojë një shpërthimi, 12 persona kanë marrë lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Ngjarja ka ndodhur sot brenda një objekti rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sipas së cilës shkak i shpërthimit dyshohet të ketë qenë një bombole gazi.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim (dyshohet për bombole gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme dyshohet se janë lënduar 12 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitë e nevojshme policore, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, deklaroi Ahmeti.

LEXO EDHE:

Back to top button