Sulmohet inspektori i tregut në Gostivar, arrestohen dy persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 19:45, personi G.J. (52) nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 19.00, derisa po ndërmerrte veprime zyrtare si inspektor i tregut në një objekt tregtar në Lagjen Maleardi në Gostivar, i njëjti së fillimisht është sulmuar fizikisht nga personi R.S. (49) nga Galata e Gostivarit.

“I denoncuaro R.S. menjëherë është privuar nga liria, si dhe personi E.A. (28) nga Vrapçishti, gjithashtu nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në këtë rast. Dy personat R.S. dhe E.A. ishin ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

LEXO EDHE:

Back to top button