Takim trepalësh në Bruksel, kërkohet zgjidhje për dinarin serb

Takim trepalësh në Bruksel, kërkohet zgjidhje për dinarin serb

Çështja e dinarit serb solli sërish takim mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi, të Kosovës dhe Petar Petkoviq, të Serbisë. Nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak, sot vazhdoi takimi trepalësh i javës së kaluar, ku pritet që palët të propozojnë zgjidhje konkrete dhe afatshkurtër të çështjes së dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë muajin e kaluar. Pas takimit trepalësh, në plan është zhvillimi dy palësh. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se takimi i javës së kaluar “ishte i rëndësishëm për të saktësuar faktet dhe për të sqaruar disa çështje”. Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në

Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend. Kjo çështje, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button