Tërmeti zgjedhor në Francë: Macron humb shumicën absolute; “Bumi” i Le Pen

Një tërmet i vërtetë politik: sipas exit poll-eve të para, me mbylljen e qendrave të votimit, Macron po humbet shumicën në parlament. Nga ana tjetër, Marin Le Pen po bën një hap të vërtetë: sipas parashikimeve të para, e djathta ekstreme merr nga 75 deri në 95 deputetë. Melanchon pritet të fitojë nga 160 deri në 190 vende.

Në orën 20:00 në Francë janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, ku në fotofinish po zhvillohet gara për shumicën në Parlament.

Koalicioni Së bashku i Presidentit Macron synon të fitojë një shumicë absolute prej të paktën 289 vendeve. Megjithatë, partia e Emmanuel Macron është larg shumicës absolute të nevojshme për të qeverisur. Në mandatin e tij të parë ai kishte 341 deputetë, sot janë nga 205 deri në 235. Menjëherë pas tij qëndron koalicioni i majtë i udhëhequr nga Jean-Luc Melanchon (170-190 mandate). Suksesi më i spikatur është ai i Marine Le Penit të rizgjedhur, e cila arrin të dhjetëfishojë numrin e deputetëve: e djathta ekstreme kishte 8 dhe tani ata do të jenë midis 75 dhe 95, forca e tretë në vend.

Numri i abstenimeve është i madh, që është 54%.

LEXO EDHE:

Back to top button