WhatsApp ‘nxjerr’ nga loja AirDrop, vjen me ndryshimin e madh

WhatsApp ‘nxjerr’ nga loja AirDrop, vjen me ndryshimin e madh

Përditësimi më i ri nga WhatsApp do t’i japë fund nevojës për të shkëmbyer fotot me AirDrop. Platforma po punon mbi një zgjidhje që fotot që iu dërgoni kontakteve të ruajnë cilësinë e tyre.

Sipas WaBetaInfo, dërgimi i fotove me rezolucion të lartë është në fazën e testimit.

“Ky opsion sigurisht që përmirëson eksperiencën e përdoruesit teksa dërgon imazhe dhe aktualisht është i përdorshëm nga disa testues beta”.

Në disa foto të publikuara, tregohet se mund të zgjidhet cilësia që doni të dërgoni fotot dhe opsioni shfaqet vetëm për imazhet me përmasa të mëdha.

Aktualisht, WhatsApp redukton me 70% cilësinë e fotove që një përdorues dërgon. Fotot do të dërgohen automatikisht me cilësi standarde, por përdoruesit do mund të zgjedhin edhe opsionin HD.

LEXO EDHE:

Back to top button