Zjarr në makinën e Gjoko Ristovit, gjykatësi i dyshuar për korrupsion
Gjykatësit të Gjoko Ristov i është djegur makina personale. Informacionin e ka konfirmuar edhe policia nga ku kanë njoftuar se denoncimi është pranuar rreth orës 02:50 minuta pas mesnate. Ristov për momentin është duke u ndjekur penalisht për korrupsion, pasi në shtëpinë e prindërve të tij u gjetën 300 mijë euro për të cilat babai i tij ka deklaruar se janë të djalit të tij Gjoko.
Prokuroria e Krimit të Organizuar dyshon se paratë janë fituar në rrugë ilegale përmes lehtësimit të masave të kujdesit, vjetërsimit të qëllimshëm të lëndëve dhe ndikimit për veprime jo ligjore në procedura gjyqësore. Ristov për momentin është i suspenduar nga detyra.








