BE diskuton opsionet për krizën bjelloruse – ALSAT-M


Udhëheqësit e 27 vendeve të BE do të diskutojnë sot se si të adresojnë krizën në Bjellorusi, ndërsa protestat masive vazhdojnë në ish-republikën sovjetike, pas zgjedhjeve të diskutueshme të këtij muaji.

Ministrat e BE-së ranë dakord unanimisht për të filluar procesin e sanksioneve kundër individëve bjellorusë të përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut dhe mashtrime zgjedhore.

Këto sanksione ka të ngjarë të diskutohen në takimin online të drejtuesve.

Protestat shpërthyen në vendin e Europës Lindore më shumë se një javë më parë pas zgjedhjeve.

Mijëra protestues u arrestuan, shumë prej të cilëve u liruan dhe pretendojnë se ishin keqtrajtuar gjatë ndalimit të tyre.

Presidenti Aleksandër Lukashenko, i quajtur diktatori i fundit në Europë, pretendoi një fitore dërrmuese prej më shumë se 80% të votave, por vëzhguesit e zgjedhjeve kritikuan numërimin e sondazhit si të mashtruar.

LEXO EDHE:

Back to top button