Brenda jave 12 persona humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë

Brenda jave 12 persona humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë

Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje enorme të rasteve të reja me coronavirus, gjë që ka shkaktuar edhe numër të madh të pacientëve të hospitalizuar.

Krahas kësaj gjatë kësaj jave ka pasur edhe numër të madh të qytetarëve që kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi.

Nga e hëna deri më sot, kanë humbur jetën 12 qytetarë. Numri më i lartë i vdekjeve është shënuar dje, ku ishin 4 raste.

Ndërkaq gjatë kësaj jave janë konfirmuar 7 mijë e 481 raste të reja pozitive, shkruan Telegrafi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 9 mijë e 408.

Ndërkaq përmes një njoftimi ditë më parë, MSh bëri të ditur se situatë e ngjashme ka qenë edhe në janar të këtij viti, ku ka pasur valë të rritjes së rasteve të reja dhe hospitalizimeve nga COVID-19.

“Kur në janar kaluan 1,500 raste ditore të COVID-19, kishte mbi 90 pacientë të shtruar në spitale për trajtim nga COVID-19, duke arritur në 229 pacientë të shtrirë”, thuhej në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë se MSh së fundmi ka aprovuar edhe dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grup-moshën 12 + vjeçare, për personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.

Më poshtë ua sjellim edhe numrin e rasteve pozitive dhe të vdekjeve që janë shënuar gjatë kësaj jave:

E shtunë: 1401 raste pozitive, 4 vdekje

E premte: 1390 raste pozitive, 1 vdekje

E enjte: 1440 raste pozitive, 2 vdekje

E mërkure: 1793 raste pozitive, 2 vdekje

E marte: 842 raste pozitive, 1 vdekje

E hëne: 615 raste pozitive, 2 vdekje.

LEXO EDHE:

Back to top button