Shënohet përvjetori i Ushtrisë – ALSAT-M


Presidenti dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij tha se këtë vit si anëtare i 30-të i NATO-s, duhet të mbajnë lart besimin e qytetarëve. Ai shtoi se pa këtë besim në institucione, që u humb nga klasat politike, cenohet edhe siguria kombëtare.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni i nivelit të lartë, të cilat për fat të keq janë pjesë e përditshmërisë sonë, rrënojnë besimin e qytetarëve në institucionet dhe shpresën për një jetë më të mirë. Obligimi kryesor i gjeneratës së re të politikës është ngritja e sistemit për menaxhim efikas kundër krimit dhe korrupsionit. Jam i bindur se trashëgimia jonë politike do të varet në suksesin ndaj këtij synimi- deklaroi Stevo Pendarovski, President i RMV-së.

Përkrah presidentit të shtetit dhe kryeministrit teknik, u rëndit edhe Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Ajo thuri lavde për pjesëtarët e ARM-së në kontributin gjatë menaxhimit të krizës së Pandemisë me CoVid-19.

“Por, kriza Co-Vid tregoi se sa është afërsia ndërmjet ushtarëve tanë, armatës dhe qytetarëve. Ishim gjithkund ku kishte nevojë, në rajonet e rrezikuara, para karantinës, bëmë transportin, mbajtëm rendin, siguruam kufijtë dhe i ndihmuam policisë, duke iu ardhur në ndihmë edhe punonjësve shëndetësor. Prandaj, u shpërblyem me besimin ndaj nesh për këtë përkushtim ndaj popullit tonë- pohoi Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Në manifestimin e 28-vjetorit të themelimit të ARM-së, por edhe në vitin e parë si anëtare e plotë e NATO-s, krerët e shtetit theksuan se në arritjen e këtij qëllimi strategjik kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të vendeve anëtare të NATO-s, në mesin e tyre me theks të posaçëm, të SHBA-së.

Përgatiti: Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button