Sistemi ‘Safe City’ zgjerohet në Strugë dhe Ohër

Gazetar: Miki Trajkovski

Qytetarët duhet të kenë kujdes si vozisin në drejtim të Ohrit dhe Strugës. Çdo sjellje në kundërshtim me rregullat do të sanksionohet me gjoba. Që nga dje janë vënë në funksion kamerat e Sfe City” në zonën pranë Novo Sellës, komuna e Debërcës, në autostradën Ohër-Kërçovë.

“Në këtë pjesë gjatë periudhës së kaluar kanë ndodhur disa aksidente trafiku me rreth dhjetë persona të lënduar, përkatësisht persona që kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Shpejtësia e lejuar në segmentin pranë Novosellës është 100 kilometra në orë“, deklaroi Stefan Dimoski – zëdhënës i SPB Ohër.

Së shpejti, përgjatë autostradës do të vihen në funksion edhe kamerat ndërmjet fshatrave Gorencë dhe Trebenishtë.

“Me fillimin e verës kanë nisur edhe tollovitë dhe kaosi në komunikacion në Ohër dhe Strugë. Në fillim të korrikut do të vazhdojë vendosja në funksion e kamerave në rajonin e Ohrit dhe Strugës, ndërsa nga SPB Ohër thonë se synimi është që gradualisht, gjatë sezonit turistik, të vihen në përdorim të gjitha kamerat“, Miki Trajkovski – gazetar.

Me kamerat do të monitorohet çdo sjellje e shoferëve nëpër rrugët më të frekuentuara në Strugë dhe Ohër, si dhe në drejtim të pikës kufitare Qafë Thanë, Shën Naum dhe plazheve të Ohrit. Qytetarët presin që kjo të vendosë rregull në komunikacion, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Me kamerat do të vihet rregull edhe ndaj kriminalitetit, sa i përket vozitjes së shpejtë, shoferëve të dehur, pa leje dhe pa regjistrim“, tha një qytetar.

“Meqë situata do të incizohet, do të ndihmojnë. Njerëzit vozisin shumë shpejt, duhet dikush t’i kontrollojë pak, të rregullohet ajo situatë, që të mos ndodhin aksidente“, thotë një qytetar.

Nuk respektohen as vendkalimet për këmbësorë dhe vetë populli duhet të ndërgjegjësohet. Gjithashtu edhe skuterët dhe mopedët që i ngasin fëmijët duhet të ndalohen“, u shpreh një qytetar.

Kur jam në gjysmën e vendkalimit për këmbësorë, askush nuk të jep përparësi. Natën nuk mund të bëjmë gjumë nga motoçikletat“, tha qytetari.

Nga policia apelojnë që shoferët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe të jenë të vetëdijshëm se Safe City po bëhet aktiv në të gjithë territorin./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button