“Target-Fortesa”, Xholev refuzoi kërkesën e mbrojtjes për të ndërruar gjykatësin

"Target-Fortesa", Xholev refuzoi kërkesën e mbrojtjes për të ndërruar gjykatësin

Assesi të fillojë siç duhet ri-gjykimi për lëndën në lidhje me përgjimet e paligjshme të njohur si “Target-Fortesa”. Pas shtyrjes së seancës dje, avokati i njërit prej të akuzuarve sot kërkoi ndërrimin e gjykatësit Ilija Trpkov nga kjo lëndë për shkak se sipas tij, ky i fundit kishte qenë pjesë e Këshillit Gjyqësor që kishte vendosur për paraburgim për njërin prej të akuzuarve, por kjo kërkesë u refuzua nga kreu i Gjykatës Penale, Ivan Xholev. Në shkallë të parë për këtë lëndë gjithsej 11 persona ishin dënuar me 55 vite burg dhe 10 vjet burg me kusht, ndërsa vendimi i Gjykatës së Apelit për të rrëzuar këtë aktgjykim nxiti reagime të shumta në opinion, pikërisht për shkak të gjasave të mëdha që Mijalkovit t’i vjetërsohet vepra në këtë lëndë dhe të shpëtojë pa asnjë ditë burg. /Ardit Ramadani

LEXO EDHE:

Back to top button