Veseli: Dëgjova dhe kam lexuar pikat e aktakuzës, jam plotësisht i pafajshëm

Kadri Veseli në paraqitjen e tij të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë u deklarua i pafajshëm.

“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës, më lejoni që të deklarohem se jam i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës”, deklaroi Kadri Veseli.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme gjithashtu para Dhomave të Specializuara në Hagë u paraqitën edhe Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi, edhe këta të dy u deklaruan të pafajshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button